Është padiskutim një nga moderatoret shqiptare me më influencë, më të komentuara dhe nëse flasim për prezence skenike, spektakle magjike që kanë mbërthyer publikun shqiptar para ekranit, emri i parë që të vjen ndër mend është emri i moderatores dhe autores së shumë programeve, Luana Vjollcës.
Ndonëse të gjithë duam të dimë se në cilin televizion do e shohim Luanën; ajo na surprizoi me projektin e madh të saj; Lulu!
Prej ditësh kemi pritur me kuriozitet të zbulojmë çfarë fshihej pas Lulu, dhe tashmë më në fund e dimë! Një brand i ri, në të cilin Luana ka punuar prej kohësh, duke sjellë diçka që reflekton stilin dhe vizionin e saj.
Mesa pame, koleksioni është krijuar për çdo masë trupore, duke u siguruar që çdo vajzë të gjejë veten dhe të ndihet mirë me trupin e saj. Veshjet janë pas trupit, duke theksuar format natyrale dhe duke ofruar një ndjesi të parezistueshme vetëbesimi. Siluetat elegante dhe prerjet që përqafojnë linjat trupore e bëjnë këtë koleksion një zgjedhje të padiskutueshme për çdo vajzë moderne.