Bella Hadidi prej vitesh i ka qëndruar besnike të njëjtës pamje, me flokë në ngjyrë çokollate ose të zezë. Së fundmi modelja e njohur ka vendosur të kthehet tek rrënjët e saj, njësoj si motra, Gigi Hadid. Bella është kthyer në bionde dhe ky ‘look’ u ka kujtuar të gjithëve ngjyrën e saj natyrale të flokëve. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi me pamjen e re dhe të gjithë fansat e kanë pritur mjaft mirë. “Rikthim tek biondja, rikthim tek rrënjët e mia”, – ka shkruar Bella bashkangjitur fotove.
Kohë më parë kur vendosi të bëhej brune, Bella ka treguar se dëshironte të diferencohej nga motra e saj më e madhe, por siç duket tashmë ka hequr përfundimisht dorë nga mendimet dhe ‘look-u’ i mëparshëm.