Ashtu siç pritej, kënga e re e Taynas “Pow Pow” u shndërrua menjëherë në hit dhe klikimet po i shtohen dita ditës. Nuk mund të mos kalohej pa reagime pasi u komentua si një diss për reperet e tjera, mirëpo siç duket kjo këngë e Taynës nuk është dëgjuar vetëm në Shqipëri.
Youtuber-i shumë i njohur, Jala, ka treguar nëpërmjet një videoje përshtypjet e para kur ka dëgjuar këngën e Taynës. Atij i ka pëlqyer pa masë kënga e re dhe është shprehur se nuk kishte dëgjuar asnjëherë më parë diçka më të mirë.
"Nuk kam parë kurrë ndonjë repere ose reper që e bën këtë si Tayna. Ajo mund të ishte duke i bërë diss mamasë time dhe unë sërish do ta dëgjoja."- është shprehur Jala.