Ai është një nga reperat më të veçantë i cili fillimisht u bë i veçantë prej një postimi në Instagram i cili u bë viral, por tashmë është me të vërtetë shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për reperin Tekashi69 emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez.
Kënga e tij “FEFE” me Nicki Minaj numëron mbi 435 milion klikme dhe fama e Tekashi 69 është rritur ndjeshëm.
Por së fundmi ai ka publikuar një këngë me këngëtarin shqiptar Jimilian Ismaili.
E titulluar ‘Kick’, kënga është regjistruar në studion ‘Flexmusic’, e cila ndodhet në Kopenhagen dhe menaxhohet nga vëllai i 23-vjeçarit.
I lumtur për bashkëpunimin me shqiptarin u shpreh edhe vetë 6ix9ine, i cili përmes një video të shkurtër në ‘Instagram’ theksoi: “Jimilian është një këngëtar shumë i talentuar. Unë ia kalova shumë bukur me të në Kopenhagen. Njoftoj fansat se ne do sjellim një këngë së bashku”.
“Kënga po ecën shumë mirë dhe jemi të lumtur për bashkëpunimin me 6ix9ine, i cili vjen fill pas hitit që ai publikoi me Niki Minaj“, pohoi për politiko.al, Besmiri, vëllai i Jimilianit, i cili është njëkohësisht menaxher dhe producent i tij.