Epo s’ka faj!
Harry Kane ishte lojtari më i mirë në ndeshjen ndaj Panamasë, ku edhe shënoi hat-trick.Sulmuesi i Anglisë shënoi tre herë ndaj Panamasë, për t’u bërë golashënuesi më i mirë aktualisht në Kupën e Botës 2018. Pas përfundimit të takimit, Kane u shpreh mjaft i lumtur për paraqitjen e tij dhe Anglisë në këtë përballje.
Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane siç duket është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio. Sot ishte radha e Harry Kane, i cili kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.