Ai u kthye në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me gjestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij. Por shumë mbas e nuk e dinë që Nusret Gokçe është në fakt një kuzhinier mjaft i njohur në Turqi me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et. Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 19 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e “trajton” mishin.
Por duke u nisur nga talenti i kuzhinierit turk, Capital T ka bërë pak shaka në instastoryn e tij. Pas këngës Filma, ndjekësit e reperit kanë publikuar video duke gatuar nën ritmet e kësaj këngë dhe siç duket një prej tyre ka bërë montazh Nusretin teksa përgatit mishin dhe në sfond është kënga e Capital T. Është vetë reperi i njohur ai që e ka publikuar videon në instastory dhe ka etiketuar Nusretin.
Nusret from Vimeointv.al on Vimeo.