Aktorja e njohur Pamela Anderson ka bërë një foto shumë të nxehtë, duke fituar kështu mijëra ndjekës, për të dhënë një mesazh kundër gënjeshtrës.
Në një postim të bërë në profilin e sajë në istragram, bukuroshja është shfaqur me një këmishë transparente, duke i lënë vend imagjinatës. Ylli i telefilmit “Baywatch” ka shkruar në Instagram:
“Beso në gënjeshtër që të mësosh më në fund që t’i besosh vetes…është vërtetë kaq e rëndësishme? Askush nuk është i ndershëm 100%. Mbi të gjitha ndaj atyre që akuzojnë të tjerët për mungesë besnikërie. Është natyra njerëzore. Është normale të jesh i hapur, të jetosh, të mos kesh frikë. Lërini ata që të gënjejnë, gjithsesi është një vend i vetmuar dhe i trishtuar – mendoni më shumë për veten tuaj. Preferoj që të besoj në gjithçka … dhe të gjithë … Pse jo? Ju e dini të vërtetën dhe pjesa tjetër është vetëm argëtim”.- shkruan Pamela./intv.al/