INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Para pak ditësh lindi, Almeda Abazi i bën djalit dhuratën që do i vlejë gjithë jetën! [FOTO]

WOW! Para pak ditësh lindi, Almeda Abazi i bën djalit dhuratën që do i vlejë gjithë jetën! [FOTO]

Publikuar më: 18:23 11-05-2019

Vetëm katër ditë më parë Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Almeda nuk ka publikuar ende një foto të vogëlushit, por ajo ka ndarë me të gjithë një dhuratë shumë të çmuar që ia ka bërë vogëlushit. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ Almeda ka treguar dhuratën e çmuar :

“Qelizat staminale të kordonit kërthizor të mbledhura gjatë lindjes së fëmijës mund të përdoren për vetë fëmijën apo edhe për pjesëtarë të tjerë të familjes. Këto qeliza mund të mblidhen vetëm në lindje, por të përdoren për gjithë jetën”, është shprehur bukuroshja Abazi.

Këto qeliza të kordonit kërthizor cilësohen si qeliza unikale, sepse mund të mblidhen vetëm kur pritet kordoni që lidh nënën me fëmijën dhe kjo nuk është metodë e dëmshme. Gjithashtu këto qeliza po përdoren nga shkenca për të luftuar sëmundje serioze tek njerëzit.

meda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324