Flori Mumajesi po rikthehet në Këngën Magjike.
Këtë të dielë, kantautori Flori Mumajesi do të prezantojnë këngën e tij në edicionin e këtij viti të festivali. Përmes një postimi, kolegu i Florit dhe anëtari i Threedots, Klajdi Haruni ka zbuluar se këtë të diele vjen kënga. E ndërsa Flori tregon se kënga do të ketë emrin 'Nuk të dua dot më pak', nuk dihet nëse dyshja do të vijnë me një bashkëpunim.
Mos mendoni se Flori do e lërë me kaq!
Kjo pasi ‘Prive’ ka zbuluar se kantautori i famshëm do të vijë në bashkëpunim me dy artistë shqiptare që ai ka punuar më parë! Bëhet fjalë për Brunon dhe Getoar Selimin.
Bashkë me Getoar Selimin dhe Brunon ata do të sjellin një tjetër këngë në fillim të vitit 2019. Epo tani na ngelet vetëm të presim!/intv.al/