Siç duket, mediat boshnjake janë fiksuar me vajzat shqiptare dhe me të drejtë. Para pak ditësh ata shkruajtën për Luanën të cilin e krahasonin me Kim Kardashian, Pamela Anderson dhe Jelenu Karleušu. Ndërsa së fundmi një tjetër vajzë e njohur ka tërhequr vëmendjen e tyre dhe bëhet fjalë pikërisht për Beatrix Ramosaj, të cilën e kanë krahasuar me Rihannën.
"Beatrix është një nga këngëtaret më të njohura në Kosovë. Kjo bukuri 25-vjeçare ka jetuar në Hollandë dhe më pas u zhvendos në Shqipëri. Ajo ka fituar disa çmime në kompeticione muzikore dhe i ngjan shumë Rihannës. Beatrix është shumë aktive në rrjete sociale ku poston foto nga pushimet", shkruajnë mediat boshnjake.
Lajmet Beatrix i ka publikuar në Instastory dhe i ka falenderuar për krahasimin që i kanë bërë.