Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Prej disa ditësh Jonida Maliqi ndodhet në Izrael ku do të organizohet kompeticioni më i rëndësishëm i muzikës në Europë.
Mirëpo Jonida nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do performojë këtë vit në Eurovision.
Eurovision ka ftuar edhe këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Kjo e fundit ka konfirmuar dhe ka dhënë lajmin e gëzueshëm se do të performojë edhe këtë vit në spektakël.
"Jam e nderuar të deklaroj se do të performoj në finalen e Eurovisionit të këtij viti. Mezi pres të përjetoj kujtimet e vitit të kaluar. Faleminderit Eurovision për ftesën dhe për një performancë për të cilën nuk jeni gati. Shihemi në Tel Aviv", shkruan Eleni.