Ata ishin një ndër çiftet më të preferuar dhe të dashur për publikun shqiptar ku kryefjala nëpër mediat e ndryshme ishin ata dhe e kemi fjalën për dy këngëtarët Nora Istrefi dhe Robert Berisha.
Prej ditësh ka bërë bujë lajmi i ndarjes së çiftit Nora dhe Robert, ku çdo ditë dalin detaje të reja lidhur me arsyen e marrjes fund të martesës së tyre, megjithatë deri më tani asgjë nuk është bërë zyrtare.
Pas këtij lajmi, Roberti ka qenë mjaftueshëm aktiv duke postuar foto dhe video të ndryshme nga jeta e rij profesionale, por Nora nuk është bërë e gjallë fare në rrjetet e saj sociale përveçse ka fshirë të gjitha fotot me ish- bashkëshortin ku për hir të vajzës së saj ka lënë disa fto qëshihen të tre së bashku.
Së fundmi, pas ndarjes ajo ka bërë postimin e saj të parë në Instagram, e cila ka treguar se është duke u larguar nga Prishtina.
Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të aeroportit në Prishtinë dhe nuk dihet nëse është një vendim i përhershëm apo këngëtarja po udhëton për të kaluar një periudhë të qetë larg lajmeve të ndarjes.