Karrierën muzikore e ka filluar shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-shoë më të famshëm në SHBA, “American Idol”. E prej aty, Melinda Ademi rrëmbeu zemrat e të gjithëve pasi mahniti me paraqitjen e saj. Megjithatë, pas shumë vitesh ajo u rikthye në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj. Ajo ka qenë në qendër të mediave rozë pas disa deklaratave e DISS-eve me reperen e njohur Tayna, së cilës i kërkoi edhe falje.
E siç duket fama e saj është përhapur edhe jashtë vendit tonë, pasi media prestigjioze 'The Neë York Times' i ka dedikuar disa rreshta këngëtares shqiptare. 'Neë York Times' ka shkruar një artikull për 15 yjet europianë të muzikës pop dhe në mesin e tyre është edhe reperja shqiptare.
“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90. Ajo ka lindur në Gjermani dhe jetoi atje derisa familja e saj fitoi ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at dhe ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore.”, shkruhet në artikull i cili nisi me historinë e saj dhe të familjes.
“Unë fillova të krijoja këngë dhe kuptova se më shumë më tërhiqnin meloditë dhe tingujt shqiptarë. Kështu që vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia muzikore për të ardhur këtu”, ka thënë Melinda.
Po ashtu në artikull është përmendur edhe deklarata e bujshme e Ledri Vulës për reperet femra dhe Melinda ka dhënë mendimin e saj në lidhje me të.
“Nuk mund të flas për atë që ai tha dhe çfarë qëllimi kishte, por mund të flas për klimën muzikore këtu dhe ne si femra jemi duke bërë namin”, ka përfunduar këngëtarja.
Artikulli: https://www.nytimes.com/interactive/2019/05/22/arts/music/15-european-pop-acts-who-matter-right-now.html