Së fundmi dyshja Loredana dhe Mozzik janë vënë në qendër të vëmendjes së revistës zviceriane “Weltwoche”, e cila në një shkrim të publikuar i cilëson shqiptarët si njerëz që “thonë fjali që janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace”. Loredana përshkruhet si një këngëtare e suksesshme me shumë ndjekës dhe me shumë klikime në Youtube. Megjithatë, në shkrim theksohet se ajo flet për Mercedes të zinj dhe drogë në këngët e saj duke i përdorur këto gjëra kundër shqiptarëve.
Por suksesi i çiftit dhe shqiptarëve nuk po ndalet.
Në toplistën e MTV në Gjermani, kënga më e dyshes këtë javë është kënga e dytë më e dëgjuar, duke lënë pas shumë hite të mëdha botërore të momentit.
Ky është një sukses i madh, duke marrë parasysh, që kjo është java e parë që kënga ka hyrë në top listë dhe menjëherë ka debutuar në maje.
Ndërsa vërehet është se menjëherë pas tyre, në vendin e tretë është shqiptarja tjetër, Ava Max, e cila po shijon suksesin me hitin e saj 'Sweet but psycho', siç mund ta shihni edhe më poshtë./intv.al/