E premtja u fokusua në ditëlindjen e Anastasia (Stassie) Karanikolaou, shoqja e Kylie Jenner dhe Jordyn Woods. Ish-mikeshat ishin të ftuara, së bashku me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, i cili ishte arsyeja e zënkës së Kylie dhe Jordan. Tristan, i cili qëndroi pranë Drake, basketbollistit Jordan Clarkson kaloi pranë sektorit të Kylie dhe Kendall, por vetëm kjo e fundit e përshëndeti.
Burime për TMZ shtuan se Tristan dhe Jordyn nuk komunikuan gjatë mbrëmjes. Ky ishte takimi i parë i Kylie me Jordan pas skandalit të tradhtisë. Sipërmarrësja e firmës kozmetike kaloi gjithë mbrëmjen pranë Stassie dhe u mundua që të shmangte Jordan pasi në asnjë moment nuk u panë bashkë.