Vetëm disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “Romeo&Juliet”.
Ky projekt i ri ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke arritur miliona klikime, ndërkohë që po arrin të ngjitet në toplistat ndërkombëtare.
Në një postim në Instagram, Mozzik bëri të ditur se kënga ka arritur të tejkalojë kufijtë e Shqipërisë, Gjermanisë e Zvicrës. Tani “Romeo&Juliet” renditet në mes të këngëve të njohura në listën amerikane Genius.
Kujtojmë se shumë shpejt ata do sjellin projektin e titulluar “Tom&Jerry”.