Kupola e San Gaudenzio do të ndriçohet me ngjyrat kuqezi të flamurit shqiptar për tre ditë me radhë, përkatësisht të premten, të shtunën dhe të dielën, një gjest solidariteti nga qyteti i Novarës pas tërmetit.
Mediat italiane bëjnë me dije se kryebashkiaku i qytetit është shprehur se kjo është një shenjë solidariteti për tragjedinë natyrore që ka prekur Shqipërinë tre ditë më parë.
“Një gjest simbolik i administratës për të shprehur solidaritetin maksimal në lidhje me atë që po përjeton Shqipëria. Këto ditë takova presidentin e Urës, shoqata e kryesuar nga shqiptarët që jetojnë në Itali dhe në Novara në veçanti. Ne folëm për atë që ndodhi në vendin tuaj: Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupën, simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, shpjegon kryebashkiaku Alessandro Canelli