INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Pëson sulm të astmës gjatë koncertit, Bebe Rexha nuk ndalon performancën [VIDEO]

Wow! Pëson sulm të astmës gjatë koncertit, Bebe Rexha nuk ndalon performancën [VIDEO]

Publikuar më: 09:09 13-08-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Bebe është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.

Së fundmi, këngëtarja ka mbajtur koncert në San Francisko në kuadër të turneut të saj botëror “Happiness Begins Tour”.

Por, gjatë performancës së saj, ajo ka pësuar një sulm të astmës, mirëpo kjo nuk e ndaluar aspak këngëtaren që të ndalojë koncertin duke vazhduar me performancën.

“Faleminderit @outidelands !!! Në këtë pikë të grupit unë isha duke pasur një sulm të plotë në astmë të shkaktuar nga një reaksion alergjik. Unë isha duke u mbushur me ajër dhe të tmerruar, por nuk doja të ndaloja grupin tim sepse doja të ju tregoja shfaqjen që meritonit. Faleminderit san Fran, ju jeni gjithmonë aq të mirë për mua dhe ndihem më mirë.”- ka shkruar Bebe Rexha përbri postimit të saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016958713531494