Marina Vjollca ka festuar sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonin urimet si nga njerëzit e saj më të dashur po ashtu dhe nga ndjekësit e shumtë të moderatores.
Normalisht ata që i bëjnë më të bukura ditëlindjet e çdo kujt janë motrat e vëllezërit të cilët duke u rritur së bashku me ne, na kujtojnë herë pas here dhe çastet më të bukura të fëmijërisë.
Dhe kështu ja ka dedikuar urimin dhe Luana motrës së saj.
Me foto që nga vegjëlia, Luana i ka dhuruar Marinës fjalët më të ëmbla, por jo vetëm kaq pasi na ka zbulaur dhe talentin e panjohur të Marinës.
E teksa i kemi parë bashkë si moderstore, si këngëtare deri më sot kemi parë vetëm Luanën, por nuk rezulton kështu në këtë foto të publikuar prej saj në Instastories.
Vite më parë kur ato ishin fare të vogla, motrat Vjollca ndanin së bashku skenën dhe në këndim dhe ndonëse është e qartë që kë pasion tani e ndjek vetëm Luana nuk do të ishte keq sikur të shihnim dhe sot një "bashkëpunim" si ky në foto.