INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow protestë me ''drithëra'' kundër Federatës Gjermane të Futbollit!

Wow protestë me ''drithëra'' kundër Federatës Gjermane të Futbollit!

Publikuar më: 11:36 15-09-2018

Kaiserslautern-it, një nga klubet legjendare të futbollit gjerman, i duhet të luajë në 3.Liga, por të paktën fansat nuk e kanë humbur sensin e humorit. Dhe për sezonin e parë në ‘’ferr’’, ata gjithashtu e kanë gjetur mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes. Në këtë ekip dikur militonin Ballack dhe Klose. Vëmendja ka ardhur nga gabimi (apo merita, në varësi të pikëpamjes) të një deklarate shumë të veçantë nga Jan Löhmannsröben, i cili në fund të ndeshjes bëri një deklaratë mjaft specifike, që solli hapjen e një hetimi nga gjyqtari sportiv dhe rrezikun e një skualifikimi. Por çfarë ndodhi?
"Nuk e di nëse ky është një arbitër. Ai më mirë ta lërë këtë punë dhe të numërojë drithërat ". Jo një fyerje e mirëfilltë, por mjafton për të krijuar konflikt. Në këtë mënyrë Federata Gjermane ka vendosur të hapë një hetim kundër mesfushorit, pavarësisht nga fakti që lojtari kërkoi publikisht falje për deklaratat e tij, gjithashtu edhe për shkak se ky moment u bë menjëherë viral. Dhe çështja e drithërave është bërë ... simboli i protestës së tifozëve.
Tifozët përmbytën selinë e DFB me kuti drithërash. Kuti me lloje të ndryshme drithërash, duke filluar nga madhësia por edhe nga paketimi. Megjithatë, ky veprim nuk e acaroi federatën, që e morën me sportivitet, duke postuar disa nga kutitë në profilin zyrtarë të 3.Liga në Twitter. "Po numërojmë drithërat", thuhet në postim. "Dhe pastaj kemi vendosur ti japim për bamirësi". Kur kombinon biznesin me kënaqësinë: si të transformosh një protestë (civile) në një mënyrë për të bërë mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033