Arjon Luli është një nga ish-konkurentët e emisionit të dashurisë “Përputhen” që ka bërë lëmsh rrjetin. Pas fotos në shtrat me Ana Lleshin, një nga ish-konkurentet e emisionit, ai doli nga “Përputhen” dhe tashmë është në një lidhje me Serena Sulën.
Dyshja shpeshherë marrin vëmendjen e mediave rozë me fotot, videot apo me deklaratat që bëjnë, ndërsa kemi parë që nuk përmbahen aspak me fjalorin dhe janë shumë ekstravagantë.
Prej disa javësh ata kanë shkuar me pushime dhe sot janë larguar nga turmat e njerëzve. Arjoni ka treguar për fansat se sot kanë shkuar në një nga plazhet jo shumë të eksploruara të Shqipërisë.
Duke përfituar nga vendi në të cilin ndodhen, Arjoni dhe Serena kanë vendosur që të bëjnë plazh nudo dhe këtë e kanë treguar për ndjekësit me një video në Instastory.
“U mërzitëm nëpër çadra”, shkruan ish-konkurenti i “Përputhen”, duke sjellë një lumë reagimesh.