Pas largimit të Kejvina Kthellës , “Xing me Ermalin” mbeti pa velinë. Por pas dy javësh audicione dhe aplikimeve të shumta duket se më në fund është gjetur velina e re.
Vetëm pak minuta pas fillimit të programit drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ftoi në studio Belindën.
E veshur me një fustan ngjyrë nudë, me flokë të gjata kaçurrela Belinda u fut në studio mes duartrokitjesh me një ecje tejet provokuese.
E megjithatë nuk mund t'a mohojmë se jemi kuriozë dhe për reagimin e ish-velinës së emisionit, Kejvina Kthella.
Disa ditë më parë, Kejvina postoi një foto ku shkruante, vetëm një spec i kuq mund të më zëvendësojë, e ndërsa sot Kejvina i ka komentuar menjëherë pas emisionit velinës së re duke i uruar asaj suksese.
"Suksese yll i bukur", ka shkruar ajo teksa ka treguar suportin e saj.