Capital T është një ndër reperët më të preferuar në të gjithë shqipërinë dhe jashtë saj.
Shpesh njihet si një ndër reperat më të ndjeshëm për sa u përket bamirësive për njerëzit në nevojë.
Së fundmi, ai ka bërë një gjest shumë bujar nga ana e tij, duke ju shtruar iftar 310 jetimve që strehohen në shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.
Këtë gjest mbresëlënës të reperit e ka konfiguruar hoxhë Halil Kastrati, i cili ka publikuar disa foto ku shihet reperi i ulur në tryezë bashkë me fëmijët e jetimores.
Halil Kastrati shkruan: “Me Trim Ademin, Capital T. Trimi sot e dhuroi iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashkë me ne në iftar. Zoti e shpërbleftë”.