Fatmir Hysenbelliu është një ndër meshkujt shqiptarë më të komentuar në botën e shoëbizz, jo vetëm për lidhjet e tij me femra të njohura për publikun, por edhe për jetën luksoze që bën.
Prej kohësh Fatmiri nuk është përfolur për ndonjë lidhje ndonëse është parë shpesh herë nën shoqërinë e vajzave të ndryshe.
Megjithatë së fundmi sipas revistës së huaj “All 4 Woman” thuhet se biznesmeni shqiptar është në një lidhje me moderatoren e huaj Bonang Matheba.
Sipas tyre ata janë parë shpesh herë bashkë dhe madje bukuroshja brune ka udhëtuar së fundmi dhe në Shqipëri. Një nga detajet që ka ngritur dyshimet se ajo është në një lidhje me Onin, është pasi moderatorja deklaroi në një status në Twitter përpara fansave të saj që është e dashuruar dhe se do të shpërngulej në Shqipëri për të dashurin e saj.
Madje nuk mungojnë as komentet me zemra në fotot e tij, dhe po ashtu ajo postoi së fundmi dhe një foto të Onit në 'Instagram' ku e uronte atë për ditëlindjen.