Përvecse një super këngëtare, Rihanna po vijon karrierën edhe si aktore ku së fundmi do ta shohim në një film. Ajo do të jetë pjesë e filmit më të ri “Guava Island” së bashku me reperin e njohur Childish Gambino.
Ky i fundit, ka bërë të ditur me anë të një postimi se filmi do të publikohet ditën e shtunë, në datën 13 prill dhe do të mund ta shihni në ‘Amazon Prime’. Filmi përshkruhet si një ‘thriller tropikal’ dhe skenari është shkruajtur nga vëllai i reperit, Stephen, i cili sipas ‘Vanity Fair’ është inspiruar nga filmat ‘City of God’ dhe ‘Purple Rain’.
Ai nuk ka zbuluar detaje të filmit por premiera e tij do të jepet në Coachella Music.