Është zbuluar lista zyrtare e “The Sunday Times Rich List”, ku bën me dije pasurinë e këngëtarëve.
Dhe vendi i parë shkon për Ed Sheeran. Ai është zyrtarisht si këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç.
Pasuria totale e këngëtarit është 200 milionë paund sipas “Sunday Times Rich List”.
Ai ndiqet nga Harry Styles, i cili numëron 63 milion paund.
Në listën Top 10 është pjesë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora me një pasuri prej 20 milionë paund.
Ajo ka lënë pas Dua Lipa, e cila renditet në vendin e 11-të me 16 milionë paund, sipas “The Sunday Times Rich List”.