Met Gala ishte padyshim eventi i cili i dha një tjetër shkëlqim jo vetëm VIP-ave botërorë, por dhe këngëtareve shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa.
E teksa kjo e fundit ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Isaac, Rita nuk ka patur një shoqërues dhe ndaj ajo që mësuam prej saj në intervistën me Jimmy Fallon mund të jetë plotësisht e justifikueshme.
E ftuar në ‘The tonight show’ me Jimmy Fallon, këngëtarja ka zbuluar se në fakt ajo gjithë mbrëmjen e kaloi duke flirtuar me kamerierët pasi ishin shumë të paraqitshëm.
“E pashë Lizzo-n që kthente kokën prapa. Aty e kuptova që po flirtonte me kamarierët. Kështu u përfshiva edhe unë. Ishin dhe shumë të pashëm.”, ka përfunduar Rita teksa më vonë zbuloi se i harroi ata pasi u hutuan nga performanca e Cher.