rita Ora sapo ka postuar klipin e saj më të fundit për këngën 'New Look' dhe jemi të sigurt se do të rezultojë në një sukses të vërtetë.
Për realizimin e klipit, Rita ka udhëtuar deri në Dubai dhe duke parë se klipi është pritur mjaft mirë nga fansat, mund të themi se i gjithë mundi ja ka vlejtur.
Por sigurisht ajo që ra më tepër në sy gjatë klipit, ishte veshja e këngëtares.
Pothuajse gjatë gjithë klipit ajo mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrat blu dhe të verdhë, të cilat rastësisht ose me zgjedhjen e vetë këngëtares janë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.