Ka lezet kur luhet muzikë shqiptare në stadiume!
Që artistët shqiptarë po na bëjnë krenarë në të gjithë botën është fakt, por edhe futbolli nuk po mbetet prapa. Të gjithë e dimë se në ekipin e Lazios aktivizohet portieri shqiptar Thoma Strakosha, ndërkohë që drejtori sportiv është i mirënjohuri Igli Tare. Pikërisht me këtë të fundit, moderatorja e njohur Jona Spahiu ka realizuar një intervistë gjatë vizitës së saj në Romë.
Por nëse keni dëgjuar ndonjëherë këngën "Karma" të Flori Mumajesit para se të fillojnë ndeshjet e Lazion, mësojeni se këtu ka dorë Igli Tare. Ai tha për JOnën se e vendos këtë këngë në stadium para se ekipi i Lazios të fillojë ndeshjen dhe në një video që ka shpërndarë në Instagram, moderatorja ka thënë se është mekat që Flori të mos bëhet me Lazion.