Ajo është kthyer në një kohë fare të shkurtër në qendër të të gjithë mediave rozë për shkak të paraqitjes së saj mjaft provokuese në ‘Xing me Ermalin’.
Po flasim pikërisht për Kejvinën, të cilën ndonëse shumë njerëz e njohin si vajza seksi e Xingu-t shumë gjëra për të i mësojmë nga komunikimet e herë pas hershme që ajo bën me ndjekësit në Instastories.
Këtë herë e kanë pyetur lidhur me dëshirën për t’u bërë nënë. Ajo është shprehur, se dëshiron të ketë fëmijë, pasi i do shumë ata.
Madje ajo ka thënë se do të dëshironte të kishte 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza.