Nëse pushimet e shumë prej nesh ishin gjatë verës 2021, për Luana Vjollcën ishin pas ditëlindjes së saj në shtator.
“Showgirl”-i shqiptar u “arratis” në Mykonos, ku rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me postimet e saj. Madje një video e saj ku shfaqet duke u argëtuar dhë kënduar këngën “Dja dja” të yllit ndërkombëtar, Aya Nakamura ka bërë namin!
Themi namin pasi kjo video ka marrë miliona shikime në rrjetin social Instagram. Ishin fansat e Luanës të cilët e ripostuan videon dhe postimi i një prej tyre ka arritur të grumbullojë mbi 4.5 milion shikime. Madje nëse bëjmë një xhiro nga Instagrami i Aya, kjo shifër nuk afrohet pasi e shumta ka 1.8 milion shikime.
Madje edhe Luana e ka ripostuar këtë video, duke thënë se fansat e duan këtë video edhe në “feed”-in e Instagramit të saj. Kjo video edhe në profilin e saj zyrtar ka mbi 1.7 milion shikime.
Epo jo më kot thamë që është bërë shumë virale!