Efi ka treguar në “Përputhen” se Salsano Rrapi ka qenë personi që e ka ndihmuar për tu bërë pjesë e programit. Efi tregoi se ata janë njohur rastësisht në studion e tatuazheve, ku Salsano pasi kishte mësuar se Efi kishte dëshirë të futej në “Përputhen”, kishte folur me Olsën.
“Salsano Rrapi ka qenë duke bërë tatuazh dhe djemtë që punojnë me mua i thanë që kemi një vajzë që ka shumë dëshirë të futet dhe nëse ke ndonjë kontakt me Olsën. Ai më pa dhe ia sugjeroi Olsës. Pas kësaj kam ardhur direkt në audicione”, tha Efi.