Pas një heshtjeje totale prej disa ditësh, Loredana u rikthye në rrjete sociale më fuqishëm se kurrë dhe plot me lajme të reja.
Ajo njoftoi publikun për albumin e saj të ri të titulluar “Medusa”, i cili do të rrëfejë jetën e saj për 18 muajt e fundit dhe pamundësinë për të folur, megjithëse ka dashur të tregojë shumë gjëra.
Më tej, reperja na habiti të gjithëve teksa tregoi se kishte bërë paqe me zonjën Petra, zviceranen e cila e kishte akuzuar për vjedhje.
Surprizat nuk u ndalën me kaq! Loredana pozoi gjithashtu për “Tush Magazine”, ku u shfaq e veshur me “Gucci”, mirëpo shifra e shpenzuar për këtë veshje ka qenë paksa e kripur.
Faqja “What They Wearing” në Instagram ka zbuluar se në total, veshja e reperes ka kushtuar plot 10,385 euro!
Pallto e “Gucci-t” i ka kushtuar reperes 8100 euro, varësja “Gucci” 2100 euro dhe dorshakat “Balenciaga” 185 euro.
Epo, ia vlejnë kaq para për sa kohë duket kaq bukur!