Uragani Irama ishte një ndër më të rëndët e këtij viti, për shkak së shkaktoi shumë probleme. Së fundi ai ka nxjerrë dhe krijesa të çuditshme nga deti.
Preeti Desai fotografoi gjallesën misterioze dhe e publikoi atë në “Twitter” për të marrë një përgjigje nga biologët.
Por sërish ka ngjallur konfuzion mes komentuesve, ku disa shpreheshin se bëhet fjalë për një ngjalë, por dhëmbët e mëdha e eliminojnë këtë mundësi.
Ndërsa të tjerë janë shprehur për gjallesën se ajo jeton në ujëra të thella 30 deri në 90 metra thellësi dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon e fshehur, por sërish nuk pati një përgjigje të saktë.