Prej vitesh tashmë ajo jeton në Amerikë dhe si një qytetare amerikane, modelja shqiptare Emina Cunmulaj shpesh ka ngritur zërin mbi problematika të ndryshme me të cilat haset atje.
Së fundmi modelja reagoi me një mesazh drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Emina postoi një foto në Insta Story ku dukej se kishte ngecur në mes të trafikut dhe për këtë fajtor bëri kreun e shtetit amerikan.
“I dashur Trump… Më duhet të shkoj te fëmijët e mi… Dhe për fajin tënd më duhet të pres të paktën 2 orë. Dhe as nuk mund të parkoj dhe të shkoj në këmbë. Vërtetë?!”, shkroi ajo në Insta Story.
Cunmulaj nuk ka dhënë më shumë detaje pse fajëson Trump-in, por prej pak kohësh vendi i tyre po kalon një krizë politike.