Po ju do e njihnit!
Lori Hoxha është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Ajo është një fashion blogger e vërtetë dhe jo më kot është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, për stilin dhe sharmin e saj te veçantë, që shpalos në jetën e përditshme. Fotot e saj janë shumë të pëlqyera në Instagram, por së fundmi paska bërë një ndryshim saqë edhe vëllai i saj nuk e ka njohur.
Në një postim të fundit Lori nuk është më bionde tipike dhe me flokë të gjata siç jemi mësuar ta shihnim më parë. Nëse ju duket e njejtë, ajo vetë e ka pranuar se ka ndryshuar shumë, pasi përdori këtë diçiturë. “Kaq ndryshe sa dhe vëllai nuk më njohu”,- ka shkruar Lori krah fotos.
Komentet ishin më pozitive se asnjëherë tjetër ndërkohë që fasnat vunë re se sekreti i këtij ndryshimi, përveç flokëve ishte edhe i kuqi i buzëve që ka përdorur Lori./intv.al