INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Si do reagojë Hailey pas deklaratës së Justin? Këngëtari e thotë TROÇ: Vazhdoj e dua Selenën, por ... [FOTO]

WOW! Si do reagojë Hailey pas deklaratës së Justin? Këngëtari e thotë TROÇ: Vazhdoj e dua Selenën, por ... [FOTO]

Publikuar më: 18:14 26-03-2019

Këngëtari i njohur Justin Bieber po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij për shkak të probleme me depresionin dhe ankthin. Madje ai ka vendosur të heqë dorë nga muzika pasi dëshiron të kalojë këtë fazë. Prej disa kohësh ai është lidhur në martesë me modelen Hailey Baldwin, por mesa duket disa nga ndjekësit e tij nuk e kanë harruar ende historinë e tij me këngëtaren Selena Gomez.

Bieber ka publikuar në rrjete sociale një foto të Hailey në shtrat dhe menjëherë kanë nisur komentet se ai nuk është i dashuruar me të, por ende me Selenën.

Ndonëse Bieber nuk u kthen thuajse asnjëherë përgjigje komentuesve duket se këtë herë ka dashur të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e tij. Ai ka shkruar se nuk e kupton sesi dikush ka hapur një adresë në rrjete sociale vetëm për të ofenduar martesën e tij duke risjellë histori që për të janë mbyllur.

“Unë e kam dashur dhe e dua Selenën. Ajo do të ketë gjithnjë një vend të veçantë në zemrën time, por jam marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten time dhe ajo është absolutisht gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë,”-përfundon Bieber.

Shumë nga fansat e tij vijojnë të kërkojnë kthimin e tij me Selenën ndonëse tashmë Bieber është në një martesë me Haileyn

img-4642-jpg-1553611244.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176