Pak ditë më parë, reperi i njohur Capital T dha lajmin se do të publikonte këngën e tij të re të titulluar "Sytë e tu".
Surpriza e kësaj kënge ishte se pjesë e klipit është edhe ish banorja e 'Big Brother' dhe modelja e njohur, Françeska Jaçe.
Pak minuta më parë , reperi e ka publikuar më në fund këngën e cila është mjaft ritmike dhe është pritur mjaft mirë nga fansat.
Vëmendjen e të gjithëve sigurisht e kanë marr momentet private me Françeskën.
Capital T dhe Françeska luajnë rolin e një çifti në klip ku siç shihet kanë filmuar momente dhe nga dhoma dhe plazhi.
Klipi është mjaft veror dhe me siguri do të kthehet shumë shpejt në një super hit.