Kilian Mbape u shpall lojtari i ri më i mirë i këtij Botërori. Sipas “Sports Ilustrated”, 19-vjeçari është paguar rreth 20 mijë euro për ndeshje, dhe ka fituar rreth 300 mijë euro, nga fakti që ka ishte pjesë e ekipit që u shpall Kampion Bote.
Ai do i dhurojë të gjitha të ardhurat që ka marrë nga aktivizimi në këtë Kupë Bote, për bamirësi. Ylli i Francës, një nga lojtarët kyç për fitimin e Botërorit nga ana e “gjelave”, ka vendosur që të dhurojë rreth 430 mijë euro, për një fondacion bamirësie, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.
Lajmin për dhurimin e këtyre të ardhurave, e ka dhënë e përditshmja franceze, “L’equipe”.