Shumë prej perzonazheve të skenës njihen për lidhjet e tyre familjare, por ka dhe nga ata për të cilët habitemi kur zbulojmë mund të jenë kushërinj apo kushërira, siç ka ndodhur të zbulojmë së fundmi.
Po flasim pikërisht për Dafina Zeqiri dhe këngëtaren e njohur Teuta Selimi.
E ftuar në emisionin “Mirage”, Teuta e ka zbuluar këtë detaj kur i është dashur të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit.
Teuta i ka vlerësuar të dyja si artiste, mirëpo ka zgjedhur Dafinën për shkak të lidhjeve familjare.
“Të dyja janë shumë të mira, mirëpo me Dafinën kemi edhe lidhje familjare. E kam kushërirë. Prandaj do të zgjedh atë”,-është shprehur Teuta.