Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet e showbizz-it më të komentuar. Ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan. Së fundmi çifti ka qenë në vëmendjen e shtypit. Mediat turke ka raportuar se Tolga i ka blerë Almedës një makinë që ka kushtuar 1 milion e 700 mijë lira turke. Ndërsa një tjetër detaj i veçantë është edhe tek targat e makinës, e cila mban shkronjat e para të familjes: Efehan, Tolga, Almeda.