Pasi Dua Lipa u nda nga Issac Carew prej 2 vitesh lidhje e kemi parë nën shoqërinë e disa meshkujve të tjerë.
Në fillim u përfol për një romancë me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid, por më pas u pa duke u puthur me liderin e grupit “The Coldplay”, Chris Martin.
Mes dy zjarreve, mesa duket këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare paska zgjedhur Anwar, pasi është parë kohët e fundit që të dalë publikisht me të në një event.
Këngëtarja u fotografua në krahët e vëllait të supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid në Festivalin BST.
Ata u panë duke u përfaquar në festivalin e muzikës në Hyde Park.
Fotot e tyre bënë xhiron e mediave.