Me siguri ende jeni të fiksuar me hitin që pushtoi të gjitha radiot e televizionet verën e kaluar, 'Te Molla' nga Arnon dhe Killua.
Hiti kaq ritmik me të cilin u fiksuam të gjithë është renditur ndër 50 këngët më të kërkuara internacionalisht në Shazam.
Këngëtarja Aurela Gaçe ka shpërndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku tregon se kënga shqiptare “Te Molla” ka fituar Platinum në iTunes dhe po ashtu ka qenë në vend të parë në iTunes Dance Chart në Rusi.
“Ata dëgjojnë këngë shqip, të vjetër të sjellë në mënyrën më moderne të mundshme. Ja që ka mënyra për të depërtuar në botën e madhe të muzikës edhe me shqip”, shkruan ndër të tjera Aurela.