Dafina Zeqiri s’ka komplekse fare!
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar ndërhyrjen që ka bërë së fundi në fytyrë.
Dafina ka treguar me krenari se tashmë sytë e saj nuk tregojnë aspak lodhje apo rrathë të zinj falë ndërhyrjes estetike.
“S’ka më rrathë të zinj”, shkruan ajo në foton e publikuar në Instastory.
Për trajtimin e rrathëve të syve bëhet injektimi me botulinium toksin, apo një lloj acidi hyaluronik i përsëritur në disa seanca. Rrathët e zinj mbushen me acid hialuronik dhe rezultati është ky që shohim, s’ka më rrathë të zinj apo enjtje.
Si ju duket?