Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë dhe kjo nuk është hera e parë që e bëjnë këtë.
Madje modelja seksi hoqi edhe përshkrimin nga BIO që tregonte se i përket grupit OTR, mirëpo karriera e saj po njeh vetëm ngritje.
Së fundmi nëpërmjet Instagramit, Oriola na ka treguar se ndodhet në Lugano të Zvicrës dhe jo për qejf, por për punë. Ajo ka publikuar një video në instastory ku shkruan se sapo ka mbaruar fotosesionin me branin e njohur botëror GUESS.
Urime Oriola!