INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! U ndanë dhe s’i la gjë pa thënë, Pamela Anderson publikon videon pasi e ka rrahur futbollisti! [VIDEO]

WOW! U ndanë dhe s’i la gjë pa thënë, Pamela Anderson publikon videon pasi e ka rrahur futbollisti! [VIDEO]

Publikuar më: 11:45 03-07-2019

Pamela Anderson njoftoi së fundmi se i ka dhënë fund lidhjes me lojtarin e Marsejës, Adil Rami. Aktorja amerikane e akuzoi Ramin për tradhëti dhe e flliqi publikisht duke treguar se ai e kishte gënjyer për dy vite. Madje, Pamela u detajua edhe në lidhje me episodet e dhunës, duke kujtuar se një herë, ai e kishte kapur për flokësh nëpër Los Angeles, duke e tërhequr zvarrë dhe i ka thyer duart.

Ndërkohë që së fundmi ajo i ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me futbollistin. Aktorja 52-vjecare ka publikuar një video ku tregon se po kuron duart, për të cilat thotë se ia ka lënduar Adil. Sipas Pamelës, dhuna fizike e coi në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.

Në faqen e saj zyrtare deklaroi se iu deshën gjashtë muaj kujdes shëndetësor pasi nuk i tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e çuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.

Adil, 33 vjeç, mohoi akuzat e Andersonit për dhunë me anë të një postimi të gjatë në Instagram. Aktorja iu drejtua mohimit të tij në postimin e saj të fundit duke shkruar: "Ndoshta ai nuk e kupton se çfarë është abuzimi".

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883