INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW, urime! Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për 8 Mars, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës [FOTO]

WOW, urime! Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për 8 Mars, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës [FOTO]

Publikuar më: 09:59 08-03-2019

Sot është 8 marsi, që në shumë shtete festohet si dita ndërkombëtare e grave. Dhe për këngëtaren e njohur shqiptare kjo është një ditë shumë e veçantë, pasi nuk feston vetëm një, por dy festa pasi është bërë nënë për herë të parë.

Bëhet fjalë për Anjeza Shahinin e cila ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet fëmija brenda një makine dhe disa dhurata për të.

Anjeza ka zbuluar se fëmija i saj i parë është vajzë dhe duket shumë e lumtur që këtë vit do të festojë 8 marsin e parë si nënë. Gjithashtu ajo ka treguar se vajzës i kanë vendosur emrin Victoria, një emër me origjinë latine që do të thotë fitore. “Kët vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël, që quhet Tori (Victoria Kelis Connolly”, – ka shkruar Anjeza në postimin e saj në ‘Instagram’. Ne i urojmë vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur pranë prindërve të saj.

WORN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883