Prej disa ditësh, Sara Hoxha ka treguar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale.
Mëngjesit e sotëm përmes disa fotove nga dasma e saj, e cila u zhvillua gushtin e kaluar, ajo ka i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit , moderatorit Ledion Liço.Por përmes urimit të saj ajo ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që pret, i cili do të jetë sërish djalë.
“Vite më parë në ditëlindjen e tij, unë takova shpirtin tim binjak. Nuk ka bashkëshort më të mirë dhe baba më të mirë që mund të kërkoja për dy djemtë tanë. Të dua.”-shkruan Sara në rrjete sociale.
Çifti ka edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur London Noor.