Andi Artani ështe nga personazhet që u bë më vonë pjesë e “Përputhen” por arriti të shndërrohet në meshkujt më të pëlqyer brenda. Pëlqyeshmëri të madhe Andi arriti të ketë edhe tek publiku, i cili vazhdon të interesohet për të dhe profilin e tij në Instagram e ndjekin më shumë se 310 mijë persona.
Por a e dini sa pak ndjekës kishte ish-konkurrenti para se të futej në program? Nuk do ta besoni, por vetëm 1500. Këtë e konfirmoi vetë Andi në një paraqitje televizive të fundit, ku theksoi se pjesëmarrja në Përputhen, bëri që ai të ketë kaq shumë fansa.
Programi padyshim ka pasur ndikim të madh tek të gjithë konkurrentët që në kohë rekord kanë prekur famën dhe janë kthyer në personazhe me interes për publikun shqiptar.