Prej kohësh ai nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, por me siguri të gjithë e mbani mend. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin i cili u shpërngul në Turqi ku publikoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor. Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun. Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Bertan Asllani, prej disa vitesh po e vazhdon karrierën e tij në Turqi, ku ka korrur sukses të madh dhe emri i tij është bërë mjaft i njohur.
Ai është parë shpesh në shoqërinë e personazheve të famshëm të filmave turq, ndërsa me aktoren turke Hazal Senel është prej disa kohësh në një lidhje dashurie.
Në profilin e saj në Instagram, Hazal ka publikuar një foto të vjetër me aktorin, ndërsa janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke e pranuar së fundmi hapur lidhjen e tyre.